Kryetari i Bashkësisë Lokale Frëngovë, Egzon Xhaferi, zhvilloi takim me komandantin e Zjarrfikësve të Strugës, Feti Mazari
Kryetari i Bashkësisë Lokale Frëngovë, Egzon Xhaferi, zhvilloi një takim me komandantin e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Strugë, Feti Mazari, ku u diskutua për bashkëpunimin dhe koordinimin në raste emergjente.
Gjatë takimit u diskutua për gatishmërinë dhe reagimin e përbashkët në çdo situatë që mund të paraqitet në territorin e Frëngovës, veçanërisht në rastet e zjarreve dhe emergjencave të tjera.
Xhaferi shprehu falënderim për reagimin e shpejtë dhe vigjilencën e zjarrfikësve gjatë zjarrit të djeshëm në malin e Frëngovës, si dhe për bashkëpunimin e treguar.
Ai gjithashtu shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me Njësinë e Zjarrfikësve në çdo situatë tjetër ku do të jetë e nevojshme.













