Thursday, August 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKryetari i Frëngovës, Egzon Xhaferi takohet me komandantin e Zjarrfikësve të Strugës,...

Kryetari i Frëngovës, Egzon Xhaferi takohet me komandantin e Zjarrfikësve të Strugës, Feti Mazari! E Falenderoi për reagimin e shpejtë në shuarjen e zjarrit në Frëngovë

Kryetari i Bashkësisë Lokale Frëngovë, Egzon Xhaferi, zhvilloi takim me komandantin e Zjarrfikësve të Strugës, Feti Mazari

Kryetari i Bashkësisë Lokale Frëngovë, Egzon Xhaferi, zhvilloi një takim me komandantin e Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve në Strugë, Feti Mazari, ku u diskutua për bashkëpunimin dhe koordinimin në raste emergjente.

Gjatë takimit u diskutua për gatishmërinë dhe reagimin e përbashkët në çdo situatë që mund të paraqitet në territorin e Frëngovës, veçanërisht në rastet e zjarreve dhe emergjencave të tjera.

Xhaferi shprehu falënderim për reagimin e shpejtë dhe vigjilencën e zjarrfikësve gjatë zjarrit të djeshëm në malin e Frëngovës, si dhe për bashkëpunimin e treguar.

Ai gjithashtu shprehu gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit me Njësinë e Zjarrfikësve në çdo situatë tjetër ku do të jetë e nevojshme.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!