Friday, November 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNju-Jorku njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

Nju-Jorku njeh 28 Nëntorin si festë zyrtare

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pozitivisht ndaj vendimit të Këshillit të Qytetit të Nju-Jorkut për ta njohur 28 Nëntorin si Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me shënim të përvitshëm.

Rama ka vlerësuar shqiptarët që jetojnë në Nju-Jork, të cilët ndër vite kanë ruajtur identitetin kombëtar, gjuhën shqipe, traditat dhe lidhjen e tyre me atdheun, duke ia përcjellë këto vlera edhe brezave të rinj.

Përmes një mesazhi nga Prishtina, ai ka shprehur respekt dhe falënderim për komunitetin shqiptar, duke theksuar se përkushtimi, puna dhe kontributi i tyre kanë bërë që të fitojnë vlerësimin e qytetit të Nju-Jorkut.

Në mesazhin e tij, Rama ka uruar festën e 28 Nëntorit për të gjithë shqiptarët, pavarësisht se ku jetojnë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!