Wednesday, August 26, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLAJMI I FUNDIT: Dr.Milot Rizvani emërohet drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në...

LAJMI I FUNDIT: Dr.Milot Rizvani emërohet drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë

Dr. Milot Rizvani është emëruar drejtor i ri i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, njofton Struga Ekspres.

Rizvani vjen në krye të këtij institucioni shëndetësor pas dorëheqjes së Dr. Arben Labenishtit.

Dr. Milot Rizvani është një emër i njohur në sistemin shëndetësor të Strugës. Ai ka ushtruar detyrën e mjekut në Shtëpinë e Shëndetit, në shërbimin e urgjencës.

Emërimi i tij në drejtimin e institucionit pritet të sjellë ndryshime në menaxhimin dhe organizimin e shërbimeve shëndetësore në Strugë.

Milot Rizvani tashmë mori përgjegjësinë për drejtimin e Shtëpisë së Shëndetit dhe vazhdimin e funksionimit të institucionit.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!