SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër E.S. (32) nga Ohri dhe kundër një subjekti juridik, pronar i të cilit është ai, për shkak të dyshimit të bazuar se është kryer vepra penale “shkelje e të drejtave nga marrëdhënia e punës”.
E.S., përmes subjektit juridik, ka angazhuar në punë një person 21-vjeçar nga Ohri, pa lidhur kontratë pune, përkatësisht pa themeluar marrëdhënie pune në subjektin juridik.
Me këtë veprim, E.S., përmes subjektit juridik, me vetëdije ka shkelur dispozitat e nenit 166 të Kodit Penal dhe nuk ka respektuar rregulloret dhe marrëveshjen kolektive për themelimin e marrëdhënies së punës.
(Struga Ekspres)













