Wednesday, August 19, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni21-vjeçari nga Ohri punoi pa kontratë, kallëzim penal ndaj pronarit të kompanisë

21-vjeçari nga Ohri punoi pa kontratë, kallëzim penal ndaj pronarit të kompanisë

SPB Ohër ka paraqitur kallëzim penal kundër E.S. (32) nga Ohri dhe kundër një subjekti juridik, pronar i të cilit është ai, për shkak të dyshimit të bazuar se është kryer vepra penale “shkelje e të drejtave nga marrëdhënia e punës”.

E.S., përmes subjektit juridik, ka angazhuar në punë një person 21-vjeçar nga Ohri, pa lidhur kontratë pune, përkatësisht pa themeluar marrëdhënie pune në subjektin juridik.

Me këtë veprim, E.S., përmes subjektit juridik, me vetëdije ka shkelur dispozitat e nenit 166 të Kodit Penal dhe nuk ka respektuar rregulloret dhe marrëveshjen kolektive për themelimin e marrëdhënies së punës.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!