Më 18.08.2026, në orën 19:40, në rrugën “Partizanska” në Strugë, zyrtarë policorë nga policia kriminalistike e MPB Strugë e privuan nga liria A.I. (21) nga fshati Siniçan i Tetovës.
Gjatë kontrollit të kryer tek ai u gjet dhe u sekuestrua marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës.
(Struga Ekspres)













