Friday, July 24, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderE dhimbshme/ Njerku dhe nëna e rrahin rëndë vajzën e mitur

E dhimbshme/ Njerku dhe nëna e rrahin rëndë vajzën e mitur

E mitura në Shkup denoncon nënën dhe njerkun për dhunë fizike

Një rast i ri i dhunës në familje është regjistruar në Shkup, ku një vajzë e mitur ka denoncuar në polici se është dhunuar fizikisht nga nëna dhe njerku i saj brenda banesës familjare.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, menjëherë pas denoncimit, efektivët e policisë kanë zhvilluar biseda zyrtare me nënën dhe njerkun e të miturës.

Bazuar në pretendimet e vajzës, ajo është sulmuar fizikisht nga të dy, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.

MPB njofton se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe, pas dokumentimit të rastit, do të merren masat përkatëse nëse konstatohen elemente të një vepre penale ose kundërvajtjeje.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!