E mitura në Shkup denoncon nënën dhe njerkun për dhunë fizike
Një rast i ri i dhunës në familje është regjistruar në Shkup, ku një vajzë e mitur ka denoncuar në polici se është dhunuar fizikisht nga nëna dhe njerku i saj brenda banesës familjare.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, menjëherë pas denoncimit, efektivët e policisë kanë zhvilluar biseda zyrtare me nënën dhe njerkun e të miturës.
Bazuar në pretendimet e vajzës, ajo është sulmuar fizikisht nga të dy, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet kompetente.
MPB njofton se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe, pas dokumentimit të rastit, do të merren masat përkatëse nëse konstatohen elemente të një vepre penale ose kundërvajtjeje.













