Një goditje rrufeje ka shkaktuar dëme të konsiderueshme këtë të premte në fshatin Dërdushë, në bashkinë e Pogradecit. Si pasojë e motit të keq, një tufë delesh është goditur nga rrufeja.
Sipas të dhënave paraprake, nga goditja e rrufesë kanë ngordhur rreth 10 dele, ndërsa afërsisht 20 të tjera kanë pësuar dëmtime. Ngjarja i ka shkaktuar humbje të konsiderueshme ekonomike pronares së tufës, Tatjana Beçoku.













