Sot në Strugë pritet mot kryesisht me diell dhe temperatura rreth 30°C. Moti do të mbetet i kthjellët edhe gjatë mbrëmjes, pa reshje të konsiderueshme.
Në Maqedoninë e Veriut, moti do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë në pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat do të lëvizin nga 30°C deri në 38°C, me erë të dobët deri mesatare. Në zonat malore gjatë pasdites ka mundësi për zhvillim të vranësirave dhe reshje të izoluara me bubullima. Autoritetet rekomandojnë shmangien e ekspozimit në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës dhe konsumimin e mjaftueshëm të ujit.
(Struga Ekspres)













