Sunday, June 28, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiMelisa Dimitrieski e artë, Gilman Junuzi i argjentë në Kampionatin...

Melisa Dimitrieski e artë, Gilman Junuzi i argjentë në Kampionatin Shtetëror të Atletikës për Seniorë!

Melisa Dimitrieski e artë, Gilman Junuzi i argjentë në Kampionatin Shtetëror të Atletikës për Seniorë!

Klubi ynë e nisi me sukses Kampionatin Shtetëror të Atletikës për seniorë, duke fituar gjithsej tre medalje në ditën e parë të garave: një të artë dhe dy të argjenta.
Shkëlqeu Melisa Dimitrioski, e cila fitoi medaljen e artë në garën 100 metra dhe medaljen e argjentë në 400 metra, duke qenë atletja më e suksesshme e ekipit në këtë ditë.
Gilman Junuzi siguroi medaljen e argjentë në garën 400 metra, duke kontribuar në suksesin e klubit.
Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Sara Dimitrioski, e cila me dy vende të katërta i solli klubit pikë të vlefshme në renditjen ekipore, si dhe Arben Mustafa dhe Ermal Isufi, të cilët patën paraqitje shumë të mira dhe dhanë maksimumin në disiplinat e tyre.
Urime të gjithë atletëve për rezultatet e arritura dhe suksese në garat e ditës së dytë! 🏅👏

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
Previous article
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!