Saturday, June 27, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiNë fillim të muajit korrik fillon "One Stop" në Qafethanë dhe në...

Në fillim të muajit korrik fillon “One Stop” në Qafethanë dhe në Bllatë

Qytetarët që udhëtojnë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do të përfitojnë nga një procedurë më e shpejtë kufitare, pasi duke filluar nga muaji korrik do të aplikohet sistemi “One Stop”, i cili mundëson kalimin me vetëm një kontroll, shkruan Struga Ekspres.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Besfort Lamallari, dhe homologu i tij nga Maqedonia e Veriut, Pançe Toshkovski, gjatë një ceremonie të zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë në Dibër.

Modeli i ri synon të shmangë kontrollet e dyfishta, të shkurtojë kohën e pritjes në pikat kufitare dhe të rrisë bashkëpunimin mes autoriteteve policore dhe doganore të të dy vendeve.

Autoritetet maqedonase theksuan se i njëjti sistem është përdorur me sukses edhe në kufijtë me Kosovën dhe Serbinë, duke lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.
Zbatimi i marrëveshjes do të nisë fillimisht në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa në fazën e dytë do të shtrihet edhe në pikën kufitare të Bllatës, në Dibër.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!