Shkruan: Lindim Etemi
Në qendër të Strugës janë raportuar raste shqetësuese ku fëmijë të mitur shihen duke lypur në temperatura të larta, ndërsa qytetarët pretendojnë se pas tyre qëndrojnë persona që i shfrytëzojnë për përfitim, shkruan Struga Ekspres.
Sipas dëshmive të qytetarëve, disa prej këtyre personave reagojnë me kërcënime kur tentohet të fotografohen apo dokumentohen.
Qytetarët i bëjnë thirrje policisë dhe shërbimeve sociale që të ndërhyjnë urgjentisht, të verifikojnë situatën në terren dhe të marrin masa për mbrojtjen e fëmijëve.
“Ja ku është problemi në zemër të qytetit – institucionet duhet të reagojnë,” thonë banorët.
Lindim Etemi (Struga Ekspres)













