Tuesday, June 23, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNdërron jetë kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski

Ndërron jetë kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski

Ka ndërruar jetë kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski.

Lajmi për vdekjen e tij është mësuar sot, shkaqet e vdekjes nga aresti kardiak

Ilievski ishte figurë e njohur politike në këtë komunë, ku udhëhoqi institucionin lokal gjatë viteve të fundit.

Ai ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve të rritur.

Nga viti 1999 deri në nëntor të vitit 2021 ishte i punësuar në ISHP Spitali Klinik i Tetovës. Më 11 nëntor 2021 u zgjodh kryetar i Komunës së Bërvenicës për mandatin 2021–2025. Në periudhën 2013–2017 ishte anëtar i Këshillit të Komunës së Bërvenicës.

Si një fans i madh i sportit, ai ishte i përfshirë aktivisht në këtë fushë, mbështeste shumë ngjarje sportive dhe dha kontribut të madh në sport.

Nga viti 2001 deri në vitin 2013 ishte i angazhuar në kategoritë e të rinjve në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), ndërsa nga viti 2013 deri në vitin 2021 ishte anëtar i përfaqësueses së të rinjve deri në 21 vjeç (U21) në kuadër të FFM-së. Nga mesi i vitit 2021 ishte anëtar i përfaqësueses A.

Gjithashtu, nga viti 2016 e deri atëherë, ai ishte nënkryetar i Shoqatës së Futbollit të Tetovës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!