Monday, June 22, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëTragjedi e madhe: Dy vajza shqiptare humbën jetën në Gjermani

Tragjedi e madhe: Dy vajza shqiptare humbën jetën në Gjermani

Dy vajza nga Topanica e Kamenicës nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, që ndodhi në autostradën A5 pranë Appeweierit, të dielën.

Mediat kosovare kanë raportuar se bëhet fjalë për E.Z. 24-vjeçare dhe A.Z 18-vjeçare, nga fshati Topanicë.

Lidhur me rastin kanë shkruar edhe mediat gjermane. Raportohet se një person i përfshirë në aksident ka pësuar lëndime të rënda.
Sipas raportimeve të para, shkaku i aksidentit ka qenë një manovër e gabuar për ndryshimin e korsisë, ku dy automjete me shpejtësi të lartë u përplasën me njëra-tjetrën, duke shkaktuar aksidentin përplasjen fatale.
Sipas informacioneve paraprake të policisë, pasagjerët e katër automjeteve nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa dy vajzat që udhëtonin së bashku në një makinë humbën jetën në vendngjarje.

Autostrada A5, në afërsi të daljes së Appenweierit në drejtim të Karlsruhe-s, mbeti e mbyllur plotësisht deri rreth orës 20:00 sipas orës lokale.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!