Sunday, June 21, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShqipëriTragjedi/ 11 vjeçari mbytet duke u larë në det

Tragjedi/ 11 vjeçari mbytet duke u larë në det

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në bregdetin e Durrësit, ku një fëmijë 11-vjeçar nga Tirana ka humbur jetën gjatë kohës që po qëndronte në det, përcjell Struga Ekspres.

Sipas informacioneve paraprake të autoriteteve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:35 në zonën e plazhit të lagjes nr. 13. Dyshohet se i mituri është përballur me vështirësi gjatë larjes në det dhe për pasojë ka humbur jetën.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit dhe për të përcaktuar shkakun e saktë të humbjes së jetës së 11-vjeçarit, banues në Tiranë.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!