Më 08.06.2026, në ora 11:25, në SPB Ohër është raportuar se gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në çatinë e një prej ndërtesave të Aeroportit Ndërkombëtar Shën Apostull Pali në Ohër, një punëtor ka rënë dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai është transportuar dhe është mbajtur për trajtim të mëtejshëm në spitalin Shën Erasmo.
Zyrtarët policorë kanë dalë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për Z.P. (44 vjeç) nga Kavadarci.
Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.
(Struga Ekspres)













