Monday, May 25, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëHapet “Klubi i Librit për Fëmijë” në Strugë ! Motoja:“Na priftë e...

Hapet “Klubi i Librit për Fëmijë” në Strugë ! Motoja:“Na priftë e mbara, me librin përpara! (FOTO)

Hapet “Klubi i Librit për Fëmijë” në Strugë
Një nismë e bukur kulturore dhe edukative po nis në Strugë, me hapjen e “Klubit të Librit për Fëmijë”, një hapësirë ku fëmijët do të lexojnë, diskutojnë dhe rriten së bashku përmes fuqisë së librave, imagjinatës dhe miqësisë.
Takimi i radhës i klubit do të mbahet më 6 qershor 2026 (e shtunë), nga ora 11:00 deri në 12:00, në bibliotekën e shkollës fillore “Vëllezërit Milladinovci”, për nxënësit e klasave 4, 5 dhe 6, shkruan Struga Ekspres.

Libri që do të lexohet nga të gjithë fëmijët është lektyra “Lushi si Askushi” nga Arif Demolli, me 82 faqe. Librat janë porositur dhe secili fëmijë i grupit do të pajiset me nga një kopje, falë mbështetjes së një donatori anonim.
Organizatorët bëjnë të ditur se sapo librat të arrijnë, prindërit dhe pjesëmarrësit do të njoftohen për mënyrën e shpërndarjes.
Prezantimin e parë të librit do ta përgatisë Petrit Domazeti, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë do të dëgjojnë dhe më pas do të diskutojnë së bashku mbi librin dhe mesazhet e tij.

Motoja e këtij klubi është:
“Na priftë e mbara, me librin përpara!”
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!