Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka ndarë një mesazh të fuqishëm patriotik përmes rrjeteve sociale, duke vënë theksin te rëndësia e ruajtjes së gjuhës, kombësisë dhe rritjes së dijes, përcjell agjemcia e lajmeve INA.
Përmes një postimi të shoqëruar me një portret historik të rilindasit të shquar Naim Frashëri, diplomati Meidani ka zgjedhur vargje frymëzuese që lartësojnë vlerat kombëtare.
“Rroft’ e qoftë Shqipëria
Dhe kombi e gjuha jonë!
Lulëzoftë dituria,
Edhe ndihmës paçim zonë.”
Ky mesazh i ambasadorit vjen në një moment domethënës, duke përcjellë një thirrje të qartë për unitet, kultivim të diturisë dhe krenari për identitetin kombëtar e gjuhësor. Postimi ka ngjallur interesim dhe reagime pozitive të menjëhershme te ndjekësit në rrjetet sociale. (INA)













