Monday, May 25, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDenion Meidani me mesazh patriotik: Rroftë e qoftë Shqipëria, kombi e gjuha...

Denion Meidani me mesazh patriotik: Rroftë e qoftë Shqipëria, kombi e gjuha jonë!

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka ndarë një mesazh të fuqishëm patriotik përmes rrjeteve sociale, duke vënë theksin te rëndësia e ruajtjes së gjuhës, kombësisë dhe rritjes së dijes, përcjell agjemcia e lajmeve INA.

Përmes një postimi të shoqëruar me një portret historik të rilindasit të shquar Naim Frashëri, diplomati Meidani ka zgjedhur vargje frymëzuese që lartësojnë vlerat kombëtare.

“Rroft’ e qoftë Shqipëria
Dhe kombi e gjuha jonë!
Lulëzoftë dituria,
Edhe ndihmës paçim zonë.”

Ky mesazh i ambasadorit vjen në një moment domethënës, duke përcjellë një thirrje të qartë për unitet, kultivim të diturisë dhe krenari për identitetin kombëtar e gjuhësor. Postimi ka ngjallur interesim dhe reagime pozitive të menjëhershme te ndjekësit në rrjetet sociale. (INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!