Më 21 maj 2026, në ora 12:30, zyrtarët policorë nga Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB-Ohër privuan nga liria një person 19-vjeçar nga fshati Leshan, Komuna e Debërcës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet ndihmëse që ai përdorte, i kryer me urdhër të prokurorisë, është gjetur dhe sekuestruar një bimë kanabisi. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës, informojnë nga SPB-Ohër.
(Struga Ekspres)













