Friday, May 22, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionLindim Etemi: Mendi Qyra,mbaje premtimin, publikoi keqpërdorimet e 20 viteve të kaluara...

Lindim Etemi: Mendi Qyra,mbaje premtimin, publikoi keqpërdorimet e 20 viteve të kaluara në Komunën e Strugës!

Kur Mendi Qyra mori mandatin e kryetarit të komunës , ai premtoi publikisht se do t’i nxjerrë në dritë të gjitha keqpërdorimet dhe abuzimet që kanë ndodhur në Komunën e Strugës gjatë 20 viteve të fundit.

Ky premtim ngriti shpresat e qytetarëve se më në fund do të hapeshin dosjet që për vite të tëra kanë mbetur të mbyllura.

Por sot, pyetja kryesore është se a do ta mbajë fjalën?

Nëse Qyra nuk publikon faktet, emrat dhe përgjegjësit për keqpërdorimet që vetë i paralajmëroi, atëherë ai rrezikon të shihet si një tjetër kryetar që premtoi ndryshim, por u dorëzua përballë interesave dhe presioneve të vjetra politike.

Qytetarët nuk kërkojnë më deklarata apo konferenca për media. Ata kërkojnë prova, përgjegjësi dhe veprime konkrete. Heshtja, zvarritja apo arsyetimet politike vetëm sa do ta forcojnë bindjen se sistemi vazhdon të mbrojë vetveten.

Nëse nuk ka transparencë të plotë, atëherë dallimi mes pushtetit të ri dhe atij të vjetër do të mbetet vetëm në emra. Dhe nëse premtimi për zbardhjen e aferave harrohet, atëherë shumëkush do ta konsiderojë këtë si mungesë guximi për t’u përballur me të vërtetën.

Lindim Etemi (Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!