Sot në SHFK “Orhan Xhemaili” u zhvillua një program festiv madhështor me rastin e patronatit të shkollës dhe jubileut të 20-vjetorit. Në këtë ngjarje të veçantë ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës z. Mendi Qyra së bashku me shumë mysafirë të tjerë, të cilët e nderuan këtë ditë festive me pjesëmarrjen e tyre.
Merita të veçanta i takojnë drejtoreshës Xhevrije Alla, e cila bashkë me stafin e saj, me përkushtim, angazhim dhe punë të palodhshme, arritën të organizojnë këtë manifestim në mënyrë të shkëlqyer. Me bashkëpunimin dhe përkujdesjen e tyre, kjo ditë mbeti një kujtim i bukur për të gjithë të pranishmit.
Urime 20-vjetori i Shkolla Fillore Orhan Xhemaili!

























