Albrim Pollozhani zgjidhet kryetar i nëndegës së BDI-së në fshatin Bixhovë
Albrim Pollozhani është zgjedhur kryetar i nëndegës së BDI-së në fshatin Bixhovë.
Ai është i lindur në Bixhovë, ku ka përfunduar edhe arsimin fillor në Livadhi.
Shkollimin e mesëm e ka ndjekur në Shkollën e Mesme Ekonomike në Strugë, si pjesë e gjeneratës së parë të kësaj shkolle.
Studimet e larta i ka përfunduar në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Aktualisht, është i punësuar në Komunën e Strugës, në njësinë për projekte evropiane dhe fonde të huaja.
Zgjedhja e tij në këtë detyrë vlerësohet si një hap i rëndësishëm për përfaqësimin dhe organizimin e mëtejshëm të strukturave të BDI-së në këtë zonë.













