Besart Dauti zgjidhet kryetar i nëndegës së Shumit, në kuadër të degës
së Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë.
Në vazhdën e ristrukturimit të nëndegëve të Bashkimit Demokratik për
Integrim në degën e Strugës, pas një takimi me strukturat e fshatit
Shum, njëzëri u vendos që detyrën si kryetar i kësaj nëndege ta marrë
Besart Dauti.
Përndryshe, Besarti është i angazhuar në sektorin privat dhe njihet si
një person me integritet e me një prezencë të madhe në jetën shoqërore e
sportive në Shum.
Zgjedhja e tij konfirmon edhe njëherë se objektivat e Bashkimit
Demokratik për Integrim janë të qarta dhe karakterizohen nga fryma e
energjia e re, integriteti i lartë, sinqeriteti dhe angazhimi për të
mirat e përbashkëta.













