Policia ka arrestuar një 37-vjeçar nga Kërçova pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht babanë e tij në shtëpinë familjare.
Sipas informacioneve nga policia, më 8 mars 2026 rreth orës 14:20, zyrtarët policorë nga SPB Kërçovë e kanë privuar nga liria R.S. (37) nga Kërçova. Ai dyshohet se më herët gjatë ditës ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij në shtëpinë familjare.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.













