Një aksident trafiku është regjistruar mëngjesin e së dielës rreth orës 09:00 në rrugën magjistrale Podmoll–Strugë, pranë fshatit Mislleshovë.
Sipas informacioneve nga policia, në aksident janë përfshirë dy automjete të udhëtarëve: një “Volkswagen Golf” me targa të Ohrit, i drejtuar nga D.S. (20), dhe një “Fiat”, gjithashtu me targa të Ohrit, i drejtuar nga D.S. (47). Të dy drejtuesit e automjeteve janë nga Ohri.
Gjatë ndërmarrjes së masave dhe kontrollit me alkotest nga zyrtarët e Policisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Strugë, te drejtuesi i automjetit “Golf” është konstatuar prani e alkoolit prej 1.57 promil në gjak, pas së cilës ai është privuar nga liria.
Me urdhër të prokurorit publik, automjeti i tij është sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.
(Struga Ekspres)













