Thursday, December 4, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai në takimin me Scarcella-Spanton: Senatorja shprehu vlerësim të veçantë për kontributin...

Fetai në takimin me Scarcella-Spanton: Senatorja shprehu vlerësim të veçantë për kontributin e shqiptarëve në New York

Fetai në takimin me Scarcella-Spanton: Senatorja shprehu vlerësim të veçantë për kontributin e shqiptarëve në New York

Në vazhdim të agjendës në SHBA, zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai ka takuar senatoren e New York-ut, Jessica Scarcella-Spanton.

Në këtë takim siç theksohet, është zhvilluar një bisedë përtej protokollit, një shkëmbim i hapur mendimesh mbi sfidat, përgjegjësitë dhe rolin që lidershipi ka në kohë të ndërlikuara.

“Folëm për komunitetet tona, për historitë që na lidhin dhe për energjinë e njerëzve që punojnë çdo ditë për të ndërtuar jetë më të mirë për veten dhe familjet e tyre. Senatorja shprehu vlerësim të veçantë për kontributin e shqiptarëve në New York, një komunitet punëtor, krenar dhe i rrënjosur thellë në vlera”, shkruan Fetai në rrjetet sociale.

Në fokus të diskutimit ka qenë edhe mundësia e bashkëpunimit mes institucioneve, ajo për rolin e mërgatës dhe për rëndësinë e mbështetjes së komuniteteve tona jashtë vendit.

“Këto biseda na hapin rrugën për bashkëpunime të reja dhe për një lidhje edhe më të fuqishme me miqtë tanë amerikanë”, ka thënë zëvendëskryeminitri Fetai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!