Tuesday, December 23, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti: Do të bëjmë reforma në strukturat tona (VIDEO)

Ali Ahmeti: Do të bëjmë reforma në strukturat tona (VIDEO)

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, lideri Ali Ahmeti, deklaroi se AKI-ja ka fituar votën populore dhe komunale me mbi 23.000 vota diferencë, duke e konsideruar këtë fitore një mandat moral dhe politik për të vazhduar punën më të bashkuar, më të disiplinuar dhe më të përkushtuar ndaj qytetarëve.

“Fitorja në votën populore dhe komunale, me mbi 23.000 vota diferencë, është një mandat moral dhe politik që na obligon të vazhdojmë më të bashkuar, më të disiplinuar dhe më të përkushtuar ndaj qytetarëve. Sepse, në fund të ditës, legjitimiteti i çdo vizioni politik burojnë nga besimi i qytetarëve, dhe ky besim nuk është dëmtuar, por përforcuar,”, theksoi Ali Ahmeti, njofton TS.

Në fjalimin e tij të mbajtur sonte në selinë e partisë, Ahmeti theksoi se legjitimiteti i çdo vizioni politik burojnë nga besimi i qytetarëve, dhe ky besim nuk është dëmtuar, por përforcuar.

 

 

 

 

Ai shtoi se humbjet e disa pozitave në nivel komunal do të shërbejnë si një thirrje për analizë të thelluar, për rinovimin e strategjive dhe korrigjimin e çdo mangësie për të ofruar më shumë dhe më mirë për qytetarët.

“Ne do të bëjmë një analizë të thelluar, do të rinovojmë rradhët tona dhe strategjitë tona dhe do të korrigjojmë çdo mangësi për të ofruar më shumë dhe më mirë për qytetarët”, theksoi Ahmeti.

 

 

Ahmeti nënvizoi se partia do të përqendrohet në forcimin e strukturave të saj dhe përmirësimin e menaxhimit të politikave lokale, duke synuar një përfaqësim më efektiv dhe shërbime më të mira për komunitetet në të gjithë vendin./TS

 

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!