Tuesday, September 23, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZeqirija Ibraimi: Oponentët tanë politik, bashkëqytetarët romë në Shutkë i kanë parë...

Zeqirija Ibraimi: Oponentët tanë politik, bashkëqytetarët romë në Shutkë i kanë parë vetëm si vota

Zeqirija Ibraimi: Oponentët tanë politik, bashkëqytetarët romë në Shutkë i kanë parë vetëm si vota

Njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibraimi në fjalimin e tij sonte në hapjen e Shtabit zgjedhor në Shuto Orizare tha se oponentët tanë politik, bashkëqytetarët romë të kësaj komune i kanë parë vetëm si vota dhe asgjë tjetër.

Në zgjedhjet e fundit bile i futën në listat e deputetëve, por VLEN, shtoi ai, është subjekti i parë që është kujdesur realisht për komunën e Shutkës ku shumica janë romë.

Ibraimi tha se mbi 3 milionë euro ka ndarë kjo qeveri për projekte lokale të kësaj lagje dhe kjo nuk ka ndodhur në të kaluarën ku çdo qeveri e ka parë Shutkën me një përçmim, gati edhe racor.

“Gjykoj se në këtë rast ka ardhur koha që qytetarët e Shutkës ta vlerësojnë faktin e tillë dhe ta mbështesin listën e VLEN që përfaqësohet nga Enisi dhe ta mbështesin listën e VLEN për Qytetin e Shkupit dhe kandidatin për kryetar të Shkupit, Bashkim Bakiu. Kjo është e rëndësishme pasi fitorja jonë në Qytetin e Shkupit nënkupton edhe pushtetin lokal të Shkupit, Ndërmarrjet e pushtetit lokal të Shkupit që janë të lidhura me jetën e përditshme të qytetarëve të Shutkës”, tha Ibraimi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments