Sunday, September 21, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: Opozita shqiptare po kërkon fije kashte për shpëtim!

VLEN: Opozita shqiptare po kërkon fije kashte për shpëtim!

VLEN: Opozita shqiptare po kërkon fije kashte për shpëtim!

Anëtarësia e VLEN do të iniciojë një fushatë donacioni për të blerë një detektor për gënjeshtra që duhet të instalohet urgjentisht në Reçicë të Vogël. Sasia e gënjeshtrave që BDI plason në secilën paraqitje të tyre publike është aq e paturpshme, sa që opinioni me të drejtë dyshon se kanë filluar të besojnë në trillimet e tyre që si sindromë futet në fushën e shkencës mjekësore.

Duke vepruar kështu, qytetarët dhe opinioni janë të hutuar. Kur e dëgjojnë Bujar Osmanin ata krijojnë përshtypjen se ai është në huti se po kandidon për president, jo për zgjedhjet lokale. Dhe ai i shkreti për shkak se nuk ka pasur kurrë kontakt me banorët e Çairit dhe realisht nuk i ka të njohura kompetencat e komunës, po kërkon një fije kashte për shpëtim te çështjet kombëtare. Prandaj, me shumë pyetje logjike do të përpiqemi ta zhveshim nga tre gënjeshtra standarde të selisë nga Reçica e Vogël.

Gënjeshtra numër 1: BDI është përfaqësuesja e vetme legjitime e shqiptarëve! Atëherë pse BDI në zgjedhjet e ardhshme lokale numrin më të madh të komunave shqiptare ua lëshoi kandidatëve të tjerë?
Pse BDI-ja “legjitime” fshihet pas partnerëve të koalicionit?

Gënjeshtra numër 2: Njoftimi për bashkëpunimin e BDI-së me Levicën ishte gjoja një konstruksion i dëshpëruar me të cilën anëtarësia e VLEN po përgatitej për humbje. Pse Bujar Osmani kërkoi përgjegjësi nga Izet Mexhiti për zjarret në deponitë, ndërsa me vetëdije dhe qëllimisht harroi Danella Arsovskën e cila ka kompetenca të drejtpërdrejtë mbi deponitë? Konsullja e nderit e kujt ishte Danella Arsovska dhe çfarë roli luajtën Nikolla Gruevski dhe Blerim Bexhiti në sulmin e saj të orkestruar në Çair? A është zgjeruar dhe avancuar bashkëpunimi midis BDI-së dhe Levicës në Qytetin e Shkupit tani edhe në komunat shqiptare?

Gënjeshtra numër 3: Koalicioni i “shiritit ngjitës” midis Ahmetit, Taravarit dhe Selës është bashkimi më i madh i shqiptarëve në 20 vitet e fundit. A thua bashkimi i këtyre të treve është vetëm për qëllimin e mbulimit të skandaleve të korrupsionit me Soravinë, Gjoka konstrukshën dhe Daka Davidoviqin dhe shumë afera të tjera si bashkim shqiptar? A e nënvlerësojnë vërtet Ahmeti dhe Bujari inteligjencën e shqiptarëve që e kuptojnë se truku me koalicionin AKI është të amortizojë pakënaqësitë me aferat kriminale të BDI-së? Është vërtet e trishtueshme të shohësh një parti si BDI të bjerë në një gjendje të tillë. Por Maqedonia ka parë edhe shembuj të tjerë të tillë, veçanërisht kur u shemb PPD-ja historike.

Me këtë sjellje, Bujar Osmani po kontribuon vërtet që zgjedhjet lokale të shndërrohen në një referendum – kundër BDI-së!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments