Sunday, September 21, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniVLEN: Për ta referendum, për ne jetesa e qytetarëve!

VLEN: Për ta referendum, për ne jetesa e qytetarëve!

VLEN: Për ta referendum, për ne jetesa e qytetarëve!

BDI prej dy dekadash e ka një recetë të thjeshtë: kur vijnë zgjedhjet lokale, nuk flet për komunat, por shpik referendume, tema nacionaliste e flamuj, vetëm për ta fshehur dështimin e saj të turpshëm.

Fakti është i qartë dhe nuk mund të mohohet: për 20 vite, kuadrot e BDI-së e kanë shkatërruar çdo komunë ku kanë qeverisur. Sot, pas dy dekadash në pushtet, shumë prej komunave shqiptare ende nuk kanë ujë të pijshëm, kanalizim, infrastrukturë elementare, shkolla me kushte dinjitoze apo qendra për fëmijë e të moshuar. Banorët vazhdojnë të jetojnë me halle e lloç, ndërsa funksionarët e BDI-së pasuroheshin në kurriz të tyre.
BDI e di saktësisht: nëse flitet për komunat, garën e ka të humbur. Prandaj ikin nga realiteti dhe shpikin referendume sa herë që përballen me qytetarin e zhgënjyer.

Ndërkohë, VLEN në vetëm një vit e gjysmë qeverisje ka ndarë 80 milionë euro për komunat shqiptare, investime konkrete, projekte që hapin rrugë të reja, që ndërtojnë shkolla, që sjellin ujë të pijshëm dhe kushte më të mira për jetën e përditshme.
Dallimi është i madh dhe i prekshëm: BDI për 20 vite la boshllëk, dështim e varfëri në komuna. VLEN për 1 vit e gjysmë dha investime rekord dhe projekte konkrete.
Më 19 tetor, qytetarët do t’i japin fund mashtrimit nacionalist të BDI-së. Nuk ka flamur që e mbulon korrupsionin, nuk ka referendum që fsheh dështimet.

Komunat do të kthehen te qytetarët, te shërbimi, transparenca dhe zhvillimi.
VLEN është çelësi që komunat shqiptare të ringrihen. E kaluara e BDI-së është e turpshme, e ardhmja me VLEN është e sigurt.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments