Saturday, September 20, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni"Zëri i Veleshtës, jehonë e Strugës" – Mesazhi i Albrim Hoxhës për...

“Zëri i Veleshtës, jehonë e Strugës” – Mesazhi i Albrim Hoxhës për qëndresën dhe rolin e të rinjve

“Zëri i Veleshtës, jehonë e Strugës” – Mesazhi i Albrim Hoxhës për qëndresën dhe rolin e të rinjve

Albrim Hoxha gjatë hapjes së shtabit zgjedhor në Veleshtë, ka dhënë një deklaratë të fuqishme duke theksuar qëndresën historike të fshatit dhe duke dërguar një mesazh të qartë për të rinjtë shqiptarë në një kohë emigrimi masiv.

“Zëri i Veleshtës është jehona e gjithë Strugës. Veleshta nuk është thyer e nuk do të thyhet asnjëherë. Veleshtarët kanë pasur gjithmonë sensin e duhur politik,” – u shpreh Hoxha në postimin e tij.

Në fokus të mesazhit ishte edhe roli i të rinjve dhe rëndësia e qëndrimit në vend. Në një realitet ku shumë të rinj largohen nga trojet për shkak të mungesës së perspektivës, Hoxha vlerësoi nismat që synojnë kthimin e shpresës në vendlindje.

“Në një kohë kur të rinjtë braktisin masivisht trojet tona, VLEN me Eugen Shejin jep një mesazh se rinia e ka vendin këtu,” – shtoi ai.

Deklarata e tij vjen në një periudhë ku dinamika politike në Strugë po ndryshon, dhe ku gjithnjë e më shumë figura të reja po kërkojnë të ndikojnë në zhvillimin lokal përmes angazhimit qytetar dhe politik.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments