Saturday, September 13, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBilall Kasami: Ka ardhur koha që Dibra të punojë për vetveten

Bilall Kasami: Ka ardhur koha që Dibra të punojë për vetveten

BIlall Kasami: Ka ardhur koha që Dibra të punojë për vetveten

Kur nis për mbarë s’ka ndryshe si të jetë që ky tubim të vazhdojë me thirrjen e ezanit, e hapi fjalimin e tij në hapjen e Shtabit zgjedhor në Dibër, kandidati për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasami
“Sonte po e shohim se vendimin Dibra e ka marrë, është rreshtuar pas Fisnikut dhe nga këtu u bëj ftesë të gjithëve që këtë mesazh ta përcjellim në çdo shtëpi të Dibrës”, tha Kasami.
Ai tha se jemi këtu që të bashkojmë dhe ta bartim këtë mesazh të bashkimit te çdo dibran, sepse Dibra e meriton Fisnikun dhe Fisniku e meriton ta ketë Dibrën si qytetin që do ta udhëheq.
“Derisa një Dibër është në Tetovë, një në Nju jork, një tjetër ndoshta në Tiranë, ka ardhur koha që Dibra të punojë edhe për vetveten, që Dibra me Fisnikun në krye të punojë për të rinjtë e Dibrës që ta shohin jetën e tyre jo në Tetovë, jo në Nju jork e Tiranë për këtu në Dibër”, tha Kasami.
Sipas tij, përderisa për 20 vite BDI qeverisi me pushtetin qendror dhe lokal këtu në Dibër duke ndërruar fytyra, por me të njëjtin qëllim për të dëmtuar Dibrën, “sot është shansi më i mirë që kjo të ndryshojë”.
“Dhe ky ndryshim të përcillet si që ndodhi në pushtetin qendror, ku shqiptarët u bashkuan dhe rezultatin po e shohim”, tha Kasami.
Ai akuzoi se BDI për 20 vite nuk bëri asnjë lëvizje në drejtim të zgjidhjes së problemeve të kamotshme që dilnin edhe nga MO-ja, siç është përfaqësimi adekuat, ligji për Medresenë…
“Duhet të vinte koalicioni VLEN që këto çështje t’i mbyll me ligj”, tha ai.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments