Mendi Qyra takon Haxhi Dautin: Diaspora shqiptare në Amerikë, partner kyç për ndryshimet në Strugë
Një nga figurat më aktive të diasporës shqiptare në Amerikë, lobuesi dhe kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti, sot u takua me z. Mendi Qyra, ku diskutuan për vizionin e ri dhe ndryshimet që priten të ndodhin në Strugë me një udhëheqësi të re.
Haxhi Dauti shprehu mbështetje dhe inkurajim për vizionin e z. Qyra, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të diasporës në proceset zhvillimore.
Nga ana e tij, z. Qyra falënderoi Haxhi Dautin për vizitën, mbështetjen dhe motivimin. Ai nënvizoi se diaspora strugane në SHBA është një çelës i rëndësishëm për ndryshimet në Strugë, pasi struganët përbëjnë një nga komunitetet më të mëdha, më të organizuara dhe më të zhvilluara në Amerikë.
“Ne do të vendosim një bashkëpunim të afërt e të drejtpërdrejtë, në mënyrë që këta njerëz të kenë fjalën e tyre në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit tonë,” tha Qyra.
Në fund, ai falënderoi Haxhi Dautin, jo vetëm si një artist të mirënjohur dhe të dashur, por edhe si një aktivist të jashtëzakonshëm të çështjes shqiptare përmes Këshillit Shqiptaro-Amerikan.