Wednesday, September 10, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiKandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, shpall zyrtarisht përbërjen...

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, shpall zyrtarisht përbërjen e kryesisë së shtabit zgjedhor (FOTO)

Njoftim për përcaktimin e kryesisë së shtabit zgjedhor

Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës, Mendi Qyra, shpall zyrtarisht përbërjen e kryesisë së shtabit zgjedhor.

Me vendim të marrë, përbërja është si vijon:

Kryetar i Shtabit: Jetmir Ziba

Nënkryetarë të Shtabit: Resul Çollaku, Adem Nuroski

“Dr. Ziba, bashkë me dy nënkryetarët do t’i prijë ekipit tim drejt fitores më 19 tetor, me një vizion të qartë menaxherial për katër vitet e ardhshme”, u shpreh Mendi Qyra.

Kryesia e shtabit do të ketë përgjegjësinë e organizimit dhe koordinimit të të gjitha aktiviteteve zgjedhore, duke siguruar një fushatë transparente, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse.
Mendi Qyra thekson se ky ekip përfaqëson përkushtimin dhe seriozitetin me të cilin ai hyn në garën për të sjellë ndryshimin e domosdoshëm për qytetin e Strugës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments