Friday, August 8, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeRajoniE dhimbshme: Ky është Arbenit Mujaj, 18 vjeçari nga Bujanoci që ndërroi...

E dhimbshme: Ky është Arbenit Mujaj, 18 vjeçari nga Bujanoci që ndërroi jetë pas një përleshje mes disa personave

*Arbenit Mujaj është 18 vjeçari nga Bujanoci që ndërroi jetë pas një përleshje mes disa personave.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Bujanocit në mbrëmjen e ditës së hënë. Gjithashtu raportohet se vëllau i tij është duke u trajtuar në spitalin rajonal të qytetit të Nishit dhe gjendja e tij është e rëndë.

Kryeprokurorja publike, Danijela Trajkoviq tha se ka ndodhur një konfrontim fizik midis disa personave, në të cilin A.M. (2006) ka pësuar lëndime të rënda kërcënuese për jetën nga plagë me thikë në gjoks dhe ka ndërruar jetë në spital.
Gjithashtu jozyrtarisht mësohet se i riu u vra nga një i mitur nga fshati Tërrnoc i komunës së Bujanocit.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 18:00 në qytetin e Bujanocit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments