Wednesday, August 6, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinion"Një hiç që flet për një legjendë"- Sulmi i Azdren Shalës ndaj...

“Një hiç që flet për një legjendë”- Sulmi i Azdren Shalës ndaj atdhetarit dhe dijetarit Jakup Asipi

Në një kohë kur fjala është e lirë, por e shpërdoruar, Azdren Shala na kujton rrezikun që vjen jo nga armiku, por nga ai që shtiret si analist, si opinionist, por që në thelb nuk bën gjë tjetër veçse përçon përçarje dhe nxit konfuzion. Fjalët e tij të fundit, ku ka guxuar të shkelë me fjalë figurën e ndritur të hoxhë Jakup Asipit, janë jo vetëm të turpshme, por edhe thellësisht të rrezikshme për vetë kohezionin kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni dhe më gjerë.

Jakup Asipi nuk ka nevojë për mbrojtje nga llomotitjet e dikujt që ka ndërtuar “karrierën” mbi tensione dhe debate boshe në studiot televizive. Ai ka qenë një burrë i madh, një dijetar me ndikim dhe një luftëtar i lirisë. Një njeri që ka qenë në vijën e parë kur është dashur të mbrohet dinjiteti shqiptar, kur të tjerët flinin ose thurnin analiza të rreme në kafene. Ai nuk ka manipuluar askënd por përkundrazi, ka zgjuar vetëdijen, ka ndriçuar mendjen dhe ka frymëzuar zemrën.

Azdren Shala, në vend që të ndërtojë një mendim të thellë e të ndershëm, zgjodhi rrugën e lehtë të baltosjes dhe përçarjes. Ai thotë se shqiptarët reagojnë më shumë kur u preket feja sesa kombi, por çfarë bën ai vetë, përveçse i sulmon të dyja, edhe fenë përmes figurës së një hoxhe të nderuar, edhe kombin përmes diskursit të tij përçarës?

Në një kohë kur shqiptarët kanë nevojë për unitet, për zëra që bashkojnë, për mendje që frymëzojnë, është fatkeqësi që studio më studio u jepet zë atyre që nuk kanë as kontribut, as dinjitet, as vizion. Opinioni publik nuk ka nevojë për “analistë” që e njohin realitetin nga distanca e komoditetit dhe e injorancës. Ka nevojë për zëra që ngrenë lart figurat që i kanë shërbyer kombit me sakrificë, jo për gojë që shajnë nga padituria dhe mllefi personal.

Azdren Shala duhet ta dijë një gjë, histori si ajo e Jakup Asipit nuk fshihen dhe as nuk zbehen me fjalë boshe. Lavdia nuk matet me emisione, por me gjurmë, dhe Jakup Asipi ka lënë pas vetes gjurmë të thella në zemrat e popullit të vet. Ndërsa zhurma që bën një pseudo-analist do të shuhet sapo të mbyllet mikrofoni.

Koha është që shqiptarët të mos i japin më vëmendje atyre që s’kanë dhënë asgjë, dhe të nderojnë me përulësi ata që dhanë gjithçka.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments