Monday, June 16, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeUncategorizedDonald Trump paralajmëron rikthimin në çështjen Kosovë-Serbi

Donald Trump paralajmëron rikthimin në çështjen Kosovë-Serbi

*Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se do t’i rikthehet çështjes Kosovë-Serbi.

Në një postim në platformën Truth Social, ku foli edhe për marrëdhëniet mes Iranit dhe Izraelit, Trump theksoi se gjatë mandatit të tij të parë arriti të parandalojë një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, ishte afër shpërthimit.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përballeshin me forcë, ashtu siç kanë bërë për dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË”, shkroi ai.

Më tej, Trump kritikoi ish-presidentin Joe Biden, duke thënë se vendimet e tij kanë dëmtuar perspektivat afatgjata për paqe në rajon, por premtoi se do ta rregullojë këtë situatë.

“Unë e ndalova. (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe), por do ta rregulloj përsëri”, tha Trump, transmeton Klankosova.tv.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments