Tuesday, April 8, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNdërron jetë edhe një i ri nga tragj*edia e Koçanit, shkon nê...

Ndërron jetë edhe një i ri nga tragj*edia e Koçanit, shkon nê 61 numri i viktimave

Ka ndërruar jetë edhe një pacient tjetër që po trajtohej në Lituani, duke e çuar në 61 numrin e viktimave nga zjarri tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan, më 16 mars.

Pacienti nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të rënda të shkaktuara nga zjarri. Më shumë detaje pritet të bëhen publike së shpejti nga ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

Të premten, Aleksandar Karadakoski – një tjetër i lënduar që po trajtohej në Lituani – po ashtu ndërroi jetë nga plagët e marra. Trupi i tij është kthyer dje në Maqedoni dhe do të varroset nesër në Koçan.

Nga zjarri në diskotekën “Puls” mbetën të lënduar 196 persona, të cilët po trajtohen si brenda vendit, ashtu edhe jashtë tij.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments