Monday, February 24, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeUncategorizedQatip Osmani jep dorëheqje nga Struga Trim Lum pas humbjes së djeshme...

Qatip Osmani jep dorëheqje nga Struga Trim Lum pas humbjes së djeshme ndaj Vardarit

Kampioni Struga Trim Lum do të udhëhiqet nga një trajner tjetër për pjesën e mbetur të sezonit në Ligën e Parë të Maqedonisë në futboll. Qatip Osmani, ka dhënë dorëheqje pas humbjes së djeshme ndaj Vardarit.

“Qatip Osmani nuk do ta drejtojë më ekipin e Struga Trim Lum. Pas rezultateve të dobëta, sidomos në fillim të sezonit pranveror, strategu tetovar dha dorëheqje nga pozita e kryetrajnerit dhe të njëjtën e pranuan edhe drejtuesit e klubit, të cilët do të vendosin për pasardhësin e tij në ditët në vijim. Qatip Osmani e mori drejtimin e Struga Trim Lum në fund të majit të vitit të kaluar, duke e udhëhequr ekipin në gjithsej 26 ndeshje (12 fitore, 5 barazime dhe 9 humbje). Klubi i shpreh mirënjohje për Osmanin për profesionalizmin e tij gjatë kohës së kaluar së bashku, duke i uruar gjithë të mirat në karrierën e tij të ardhshme”, njofton Struga TL.

Osmani e ka drejtuar Strugën në 20 ndeshje në kampionat, dy në Kupën e Maqedonisë, dy në kualifikueset e Ligës së kampionëve dhe dy në kualifikimet e Ligës së konferencës.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments