Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka privuar nga liria 39 vjeçaren M.R. nga një fshat i Gostivarit e cila dyshohet për sulm fizik ndaj vjehrrës së saj 80 vjeçe.
“Dje (30-gusht) në ora 15:30, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 39-vjeçaren M.R. nga një fshat i Gostivarit, e cila një ditë më parë në shtëpinë e tyre familjare ka sulmuar fizikisht vjehrrën e saj 80-vjeçare. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe ndaj të denoncuarës do të përgatitet kallëzim përkatës”, njoftojnë nga MPB-ja. /Alsat.mk