Sot në SPB Strugë është bërë intervistë zyrtare me R.S.(36) nga Vevçani pas raportit të dorëzuar nga Ambasada e Fëmijëve “Megjashi” dhe Z.M. nga Shtipi se përmes rrjetit social Facebook kanë bërë komente me çka kanë kryer një krim sipas nenit 394 të Kodit Penal.
Në bisedën zyrtare R.S. ka pranuar veprën, janë siguruar provat e nevojshme dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të bëhet kallëzim penal në Prokurorinë Publike Strugë për shpërndarje të materialit racist dhe ksenofobik përmes një sistemi kompjuterik