Asnjëherë nuk ka pasur kaq pak të rinj të moshës 15 deri në 24 vjeç në Gjermani sa sot. Brezi i kësaj grup-moshe përbën vetëm dhjetë për qind të popullsisë, ndërsa në vitin 1983 kuota ka qenë 16.7 për qind.
Sikurse njofton Enti Federal i Statisitkkave në Viesbaden, në fund të vitit 2021 vetëm një në dhjetë vetë në Gjermani ishte në moshën nga 15 deri në 24 vjeç. Përpara 40 vjetësh raporti ka qenë një në gjashtë vetë.
Në këtë mënyrë numri i të rinjve të kësaj grup-moshe si në shifra absolute ashtu edhe në kuotë është më i ulët se asnjëherë më parë që nga vitet 1950.
Bumi i beve karakteristik për vitet 1980:
Me përjashtim të vitit 2015 kuota e kësaj grup-moshe është ulur vazhdimisht. Të rinjtë kanë pasur kuotën më të lartë në përbërjen e popullsisë, sipas statistikave, në gjysmën e parë të viteve 80-të, kur të lindurit në vitet e ashtuquajtur bum i bebeve ishin në moshën e rinisë.
Më 1983 13,1 milionë njerëz në moshën nga 15 deri në 24 vjeç përbënin 16.7 për qind të popullsisë.
Ndër landet federale ka një diskrepancë të madhe. Numrin më të lartë të të rinjve e ka qyteti-shtet i Bremenit me një kuotë njëmbëdhjetë për qind, ndërsa kuotën më të ulët e mban landi i Brandenburgut me tetë për qind dhe landet lindore Saksoni-Anhalt dhe Meklenburg-Pomerani me një kuotë secili nga 8.3 për qind. Baden-Vyrtenmbergu me 10.6 për qind, Renania Veriore-Vestfalia dhe Saksonia e Ulët me 10.5 për qind ndodhen mbi mesataren./ Deutsche Welle