Policia ka njoftuar se ka arrestuar 31 vjeçarin N.A nga Shkupi për shkak dyshimit se ka vjedhur tre makina.
Më datë 02.11.2020 në ora 18.10, në Shkup Saraj, N.A. nga Shkupi, ka shfrytëzuar momentin e volitshëm dhe në mënyrë të kundërligjshme ka vjedhur makinën e tipit “Mercedes”, në pronësi të MZ (52) nga Shkupi. Më vonë nga ana e zyrtarëve policorë të vetura e konfiskuar është gjetur në magjistralen Tetovë-Shkup dhe është konstatuar se nga ajo janë marrë edhe disa sende të tjera.
Gjithashtu, më datë 15.12.2021 në ora 16.00 në zonën e Gjorçe Petrovit, N.A. ka shfrytëzuar pakujdesinë e BT (57) nga Gostivari dhe ka vjedhur makinën “Hyundai”, të cilën e drejtonte, në pronësi të një kompanie publike. Makina e konfiskuar është gjetur pak më vonë nga zyrtarët policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në rrugën lokale f. Shishevë – f. Grcec. Është konstatuar se nga mjeti N.A. mori disa sende personale.
Më datë 25.01.2022 në ora 18.10 në zonën e Gjorçe Petrovit, N.A. në të njëjtën mënyrë ka marrë makinën e tipit “Volkswagen Passat”, në pronësi të MT (45) nga Shkupi, nga e cila ka marrë edhe disa sende personale. Makina është gjetur nga punonjësit e Policisë së Njësisë së Policisë Intervenuese në vendin e quajtur “Nivi”, atar në fshatin Grcec.
N.A. është ndaluar në stacion policor për procedurë të mëtutjeshme.