Ish-deputeti Pavle Bogoevski në “Click Plus” në TV21 tha se ish-kryeministri Nikolla Gruevski asnjë ditë nuk ka vuajtur pasojat e keqpërdorimit të pushtetit. Bogoevski tha se Gruevski u arratis në Budapest, ndërsa bashkëpunëtorët e tij sorollaten nëpër gjykata.
“Mendoj se për atë nuk ka ardhur aspak koha e keqe, ai nuk ka parë asnjë ditë pasoja negative nga sjellja e tij. Kur erdhi koha për të paguar çmimin e shpërdorimit të pushtetit, të cilin ai e kishte bërë prej vitesh, ai u arratis me guxim në Budapest, duke lënë bashkëpunëtorët e tij të vetëm para gjykatave dhe duke marrë përgjegjësinë, ndër të tjera, edhe për veprimet e tij“, tha Bogoevski.