Kryetari i Lidhjes Demokratike të Maqedonisë, Pavle Trajanov theksoi se për partinë e tij nuk është problem përfshirja e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë, por, siç thotë ai, e njëjta duhet të ndodhë edhe në Bullgari.
“Qëndrimi i LDM-së është i qartë, ne jemi maqedonas me gjuhë tonën dhe kërkojmë reciprocitet në lidhje me pakicat në dy vendet. S’kemi problem me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por e njëta duhet të ndodhë edhe me pakicën maqedonase në Bullgari”, u shpreh Trajanov.
Sipas tij, shumica e deputetëve nuk do të mbështesin zgjidhje ku nuk përfshihet reciprociteti, ndërsa qëllimi i tyre është që pakica maqedonase të pranohet në Bullgari.
“Ne si shtet jemi shtet demokratik dhe secili mund të formojë partinë e tyre. Pse për Bulltarinë kjo përbën një problem?”, u shpreh Trajanov.