Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniASH: Maqedonia si në kohën e Gruevskit, e konfirmoi edhe Freedom House

ASH: Maqedonia si në kohën e Gruevskit, e konfirmoi edhe Freedom House

Freedom House sot vulosi Maqedoninë e Veriut si regjim hibrid, ndërsa konfirmoi të gjitha vlerësimet dhe paralajmërimet e Aleancës për Shqiptarët përgjatë qeverisjes LSDM-BDI, thuhet në kumtesën e ASh.

“Gjatë 10 vjeçarit të fundit, RMV është në grupin e katër shteteve që kanë shënuar rënie nga demokraci të etabluara në regjime hibride, bashkë me Hungarinë, Malin e Zi dhe Serbinë. Në ndërkohë, disa shtete tjera të rajonit, siç është Republika e Kosovës, kanë shënuar përparim duke dalë nga grupi i vendeve autoritare dhe duke konsoliduar vlerat demokratike.
Falë veprimeve të Qeverisë aktuale, vendi ynë mbetet në të njëjtën pozitë si në kohën e Nikolla Gruevskit, duke konfirmuar se Gruevizmi është gjallë edhe pse Gruevski nuk është tanimë këtu”, thonë nga ASh.

Nga ASh kujtojnë se një muaj më parë, Freedom House në raportin për liritë në botë, kishte konstatuar se “Korrupsioni mbetet një problem serioz dhe ka pasur mosndëshkim të gjerë për zyrtarët e korruptuar të qeverisë, duke përfshirë anëtarët e parlamentit dhe gjyqësorin”. Në raport gjithashtu thuhet se “gazetarët dhe aktivistët ende përballen me presion dhe frikësim”, ndërsa vlerësime negative vendi ka marrë edhe për procesin zgjedhor, pavarësinë e gjyqësorit dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve.

Sipas ASh tanimë është e qartë se si disa parti “fitojnë zgjedhjet”, përse kemi falje të kriminelëve dhe dënime për qytetarët e pafajshëm, ku shkojnë paratë e qytetarëve dhe sa lejohet fjala e lirë.

“Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit kur vendi kategorizohet si regjim hibrid janë ndërruar dy parti në kampin maqedonas, por e përbashkëta e të gjitha qeverive me regjim hibrid mbetet BDI”, shtuan nga ASh.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!