Florian Marku ka mbrojtur titullin IBF International në kategorinë e peshave të lehta.
Boksieri shqiptar shënoi fitore sonte britanikut Chris Jenkins, shkruan Gazeta Express.
Madje, Marku e mbylli këtë ndeshje në raundin e katërt pas një serie të suksesshme të goditjeve.
Pastaj gjyqtari e ndëpreu ndeshjen, me Florian Markun që siguroi kështu fitoren.